Trafikuan qindra kg kokainë nga Holanda në Italinë veriore/ Katër shqiptarët dënohen me vite të tëra e qindra mijëra euro gjobë

Shqipëria

Trafikuan qindra kg kokainë nga Holanda në Italinë veriore/ Katër shqiptarët dënohen me vite të tëra e qindra mijëra euro gjobë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:29
Foto Ilustrim

Në vjeshtën e vitit 2018, një operacion i gjerë antidrogë çoi në pranga 56 persona, të gjithë të lidhur me një organizatë kriminale që synonte trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Operacioni u kodua “Boca”, pas arrestimit të personit të parë i quajtur Carmen Boca, i cili u kap me 6.5 kg pluhur të bardhë në zonën e Brescia. Shumica e të arrestuarve u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

Megjithatë, gjatë ditës së enjte u mbaj seanca e dënimit ndaj gjashtë shqiptarëve, dy prej të cilëve përfituar pafajësi.

Njëri prej tyre, që besohet të jetë organizatori, u dënua me 13 vjet burg dhe 130,000 euro gjobë për të paguar. Një tjetër u dënua me 11 vjet dhe dy muaj burg dhe 39,000 euro gjobë, e treti u dënua me 9 vjet burg dhe 39,000 euro gjobë, dhe i katërti u dënua me 31,000 euro dhe 7 vjet e 8 muaj burg.

Ttë katër të dënuarit, pasi të kenë përfunduar dënimin e tyre, do të dëbohen nga Italia. Hetimi që çoi në operacion dhe dënimet goditi një bandë që importonte kokainë në Italinë veriore nga Holanda, duke shitur drogën me 32,000 euro për kilogram dhe me një konfiskim deri në 130 kg. Substanca mbërriti në Itali përmes fundeve të dyfishta të makinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat