Mediu mbledh drejtuesit e degëve: Do bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së

Shqipëria

Mediu mbledh drejtuesit e degëve: Do bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:20
Fatmir Mediu

Partia Republikane mblodhi drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurrojnë në emër të Partisë Republikane.

‘Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë, garanton një Shqipëri anëtare të BE brenda mandatit të parë qeverisës, garanton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian’, deklaroi Mediu.

Sipas kreut të PR-së, ‘opozita bashkë me shqiptarët të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, punojnë në Institucione të rëndësishme financiare, ekonomike dhe shëndetësisë të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat