“Shkoi për një jetë më të mirë”, gjyshja e një prej shqiptarëve në Siri: Nuk di asgjë, dua të kthehen

Shqipëria

“Shkoi për një jetë më të mirë”, gjyshja e një prej shqiptarëve në Siri: Nuk di asgjë, dua të kthehen

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 12:29
Fitret Hamza

Abc News këtë të martë ka qenë në fshatin Leshnicë të Pogradecit ku është takuar me familjarët e shqiptarëve që ndodhen në Siri.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, përveç familjes së Almir Dacit e cila prej vitesh pret një lajm për bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, është takuar dhe me familjarët e Bedi Hamzës, të cilët nuk dinë asgjë në lidhje me fatin e tij.

Gjyshja e tij, Fitret Hamza në një prononcim për Abc News thekson se dëshira e vetme e saj është që të kthehen në Shqipëri nipi, bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten që ndodhen në Siri.

Ajo thekson se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me nipin, dhe nuk e dinë nëse është gjallë apo jo pasi dhe nga mediat nuk kanë marrë asnjë lajm për të.

“Dua që nipi me nusen të më vijnë këtu, është vetëm i katërt. Jam plakë e kam rritur me fukarallëk, dhe nuk kam më fuqi. Ai shkoi për lek jo për luftë. Ai ishte me shkollë të lartë por e morën në qafë shokët.  Unë dua të më vijën fëmijët dhe nusja, kjo është dëshira ime. Çfarë faji kan ato që të rrinë në çadra si emigrantë. Ne nuk e dimë fatin e djali tonë, ndërsa të dy të tjerëve që kanë humbur jetën kanë dalë”, është shprehur ajo.

Gjithashtu kryeplaku i fshatit, Vladimir Lipo thekson se janë tre familje në fshat të cilat bëjnë apel dhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të mësuar rreth fatit të familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat