Mbyllet tetori rozë në veri, Beci: Pandemia solli ulje të ekzaminimeve për kancer gjiri

Shqipëria

Mbyllet tetori rozë në veri, Beci: Pandemia solli ulje të ekzaminimeve për kancer gjiri

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:42
Mbyllet tetori rozë në veri, Beci: Pandemia solli ulje të ekzaminimeve për kancer gjiri

Vetëm në muajin tetor, 8 gra u diagnostikuan me kancer gjiri në qarkun e Shkodrës, ndërsa nga muaji janar deri më tani u konfirmuan 24 raste të reja.

Kaosi që solli në spitale pandemia e Covid-19 duket se solli edhe frikën e shumë vajzave dhe grave për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Uroj që ky muaj sensibilizimi të ketë arritur qëllimin e tij, për të na bërë ne më të kujdesshëm për shëndetin tonë. Për të na bërë ne më koshientë për nevojat e ekzaminimeve periodike”, ka thënë Astrit Beci, drejtori rajonal i Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në muajin e sensibilimizimit për të gjitha gratë dhe vajzat në zonat rurale u vu në dispozicion një mamografi lëvizëse.

“Është sjellë makina e mamografisë dhe janë kryer rreth 170 diagnostifikime imazherike të personave të interesuar, kryesisht grave të moshave të rriskut përsa i takon kapjes së hershme të kësaj diagnoze”,ka thënë Gjelosh Kasa, drejtor Njësia Vendore Pukë.

Në të gjithë vendin rezultojnë afro 5 mijë gra e vajza me kancer gjiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat