Rezulton pozitive për Covid-19 infeksionistja në spitalin e Elbasanit, në karantinë 3 infermiere

Shqipëria

Rezulton pozitive për Covid-19 infeksionistja në spitalin e Elbasanit, në karantinë 3 infermiere

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Mjekja e vetme infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me koronavirus.

Bashke me Anjeza Dajlanin, gazetari Aldo Kozarja raporton se janë infektuar edhe tre infermierë, të cilave u është rekomanduar të karantinohen.

Kjo pasi nuk ka tamponë për të konfirmuar nëse janë apo jo pozitive.

Po ashtu, në Spitalin Psikiatrik Sadik Dinçi në Elbasan burime te Abc News pohojnë se katër anëtare të stafit kanë shfaqur simptoma të Covid-19, por nuk ka tamponë për të konfirmuar nëse janë apo jo pozitivë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat