Bushati akuzon mazhorancën: Do të vidhni zgjedhjet, reagon Spiropali: Bëmë ç’na kërkoi opozita

Shqipëria

Bushati akuzon mazhorancën: Do të vidhni zgjedhjet, reagon Spiropali: Bëmë ç’na kërkoi opozita

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:18
Elisa Spiropali

Në studion e emisionit “Open” shpërtheu një debat mes ministres Elisa Spiropali dhe analistit Andi Bushati. Analisti akuzoi mazhorancën, duke thënë se ndryshimet e Kodit Zgjedhor, i lejojnë Partisë Socialiste për të vjedhur zgjedhjet.

Ndërkohë Spiropali theksoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi kanë miratuar ndryshimet që ka kërkuar opozita jashtëparlamentare.

Andi Bushati: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor ju lejojnë të vidhni zgjedhjet.

Elisa Spiropali: Përse e thoni këtë fjalë. Ky kod zgjedhor, vjedh zgjedhje. A nuk kemi bërë të gjitha çfarë ka kërkuar opozita jashtëparlamentare. Kemi miratuar ndryshimet që ata kanë kërkuar. Ne dalim si Parti Socialiste të Shqipërisë, me kryetar Edi Ramën, edhe ata duhet të dalin me emrat e tyre, nuk duan të dalin me emrat e tyre ata, i vjen turop?   Kemi kërkuar falje për sistemin e vjetër dhe kemi thënë kjo është një sistem që e kontrabandën votën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat