“Deklarata e Manastirliut u nxor nga konteksti”- Bardhi i përgjigjet Ramës

Shqipëria

“Deklarata e Manastirliut u nxor nga konteksti”- Bardhi i përgjigjet Ramës

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 00:00
Gazment Bardhi

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se deklaratat e ministres Manastirliu u nxorën nga konteksti, sa i përket përgjedhjes së pacientëve se kush do të kurohet edhe kush jo nëse do të kemi mbingarkesë të spitaleve ka reaguar edhe sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se kryeministri është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin.

Më tej Bardhi ka theksuar se deklarata e Ministres Manastirliu “është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike”.

Postimi i plotë

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në soitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.

ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.

ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.

Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.

Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat