Koronavirusi dhe lokalet, Rakacolli: Situata shumë serioze, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen

Shqipëria

Koronavirusi dhe lokalet, Rakacolli: Situata shumë serioze, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:35
Ministrja Mira Rakacolli

Një tjetër diskutim i rëndësishëm i Komitetit Teknik të Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë ishte edhe limitimi i fashave orare për disa lokale në zonën e ish-Bllokut. Megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar, nga studioja e Ora News, zv. Ministrja Mira Rakacolli u shpreh se një diskutim i tillë u hodh pasi lokalet e kësaj zone kanë qenë të parët që kanë shkelur hapur masat e vendosura nga instancat.

Rakacolli: E para njëherë kjo nuk është ende një masë, por është një diskutim. E kemi hedhur në vlerësim një gjë të tillë, dhe vlerësimi është një gjë e peshuar mirë. Do të shikojmë se si do të jetë situata. Nuk është diçka vendimtare, siç ka qenë për univeristetet.

Sepse nga kontrollet që janë bërë dhe nga masat që janë marrë, përshembull, u vendos maska e detyruar, një pjesë e respektojnë e një pjesë jo, po ashtu edhe për distancën. Nga inspetimet që janë bërë, kryesisht në lokalet e ish-Bllokut, është parë që përqendrimi i njerëzve ka qenë shumë më i madh dhe ka pasur moszbatim të rregullave që kemi vendosur. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen sepse situata është shumë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat