Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Klosi: Ndërkombëtarët po e godasin Kosovën

Shqipëria

Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Klosi: Ndërkombëtarët po e godasin Kosovën

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 06:13
Fatos Klosi

Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi tha se i gjithë procesi për të hetuar ish anëtarët e UÇK-së ish është një tentativë për të njollosur luftën dhe jo për të dënuar disa individë për krime konkrete. Sipas tij ka pasur një ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

“Ndërkombëtarët po e godasin Kosovën. Diskutohet shumë se janë serbët pas kësaj por nuk janë aq të fuqishëm që të bëjnë diçka të tillë. Nisur nga komandantët e rëndësishëm, bëhet fjalë për të gjithë organizatën e UÇK-së. Mua më duket se po njolloset lufta në Kosovë dhe jo për krime konkrete” tha Klosi për Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat