Skandal në kompanitë e Call Centerave, detyrojnë punonjësit të vendosin kamera në shtëpitë e tyre!

Shqipëria

Skandal në kompanitë e Call Centerave, detyrojnë punonjësit të vendosin kamera në shtëpitë e tyre!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 07:52
Ilustrim

Gjatë këtyre ditëve, një debat i madh ka ‘plasur’ në rrjetet sociale dhe jo vetëm, ku shumë punonjës të kompanive të ndryshme call center në vend, janë ankuar rreth një vendimi non sens që këto kompani kanë ndërmarr në dëm të tyre.

Për shkak të kushteve të reja nga pandemia covid-19, shumica e operatorëve të call centerave detyrohen të punojnë nga banesat e tyre.

Mirëpo nuk mbaron me aq, pasi kompanitë i kanë detyruar punonjësit që të firmosin një kontratë ku parashikohet ndër të tjera, pasoja penale në rast të ndërhyrjes në të dhënat e klientit.

Po ashtu në kontratë parashihet edhe vendosja e kamerave në ambjentet e shtëpive të tyre për t’i kontrolluar më mirë punonjësit.

Shumica e punonjësve të call centerave, e kanë kundërshtuar diçka të tillë, pasi sipas tyre kështu ndërhyhet në të drejtën e hapësirës private në shtëpitë e tyre.

Sindikata e punonjësve të Call Centerave “Solidariteti”, e ka kundërshtuar këtë vendim të kompanive.

Kreu i kësaj sindikate, Tonin Preçi, në një deklaratë, ka theksuar se ky vendim absurd i kompanive, cënon privatësinë e punëtorëve dhe familjarëve.

Ndër të tjera ai ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me konventat e të drejtave të njeriut dhe në kundërshtim me ligjin shqiptar.

Sipas sindikatës “Solidariteti”, kamera mund të ndizet në çdo moment përmes kompjuterit dhe pa miratimin e punëtorëve.

Pjesëtarët e kësaj sindikate, njëherësh edhe punonjës në kompani të ndryshme call centerash në Tiranë, kanë theksuar se puna e operatorit deri më tani mund të kontrollohet plotësisht përmes sistemeve të brendshme të kompanisë përkatëse, pa nevojën e survejimit me kamera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat