Arrestohet shqiptari në Athinë, shiste drogë bashkë me një grek

Shqipëria

Arrestohet shqiptari në Athinë, shiste drogë bashkë me një grek

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë në Athinë, pasi akuzohen së trafikonin drogë.

Mediat vendase shkruajnë se dy të arrestuarit, identieti i të cilëve nuk bëhet i dikur, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe vepronin në zonat periferike të Athinës.

Forcat e rendit pas kontrollit në banesë dy personave, kanë mundur të gjejnë 5 kg kanabis, 23 gram heroinë, si dhe sende të tjera për përpunimin e drogës, peshore elektronike, dy thika, një dorezë hekuri dhe katër telefona celularë.

Po ashtu bëhet me dije se dy të arrestuarit kanë qenë prej kohësh në vëzhgim dhe prangosja e tyre është bërë gjatë një aksioni për shkatërrimin e grupeve të trafikantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat