Në Itali akuzohej për përndjekje, në Kavajë mbante pistoletë me silenciator

Shqipëria

Në Itali akuzohej për përndjekje, në Kavajë mbante pistoletë me silenciator

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një 65-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Kavajës, ku gjatë një kontrolli në banesë i është gjetur një pistoletë me silenciator.

Në pranga ka rënë shtetesi me iniciale O.I., i cili më parë ka qenë i dënuar në Itali për veprën penale të "Përndjekjes".

Policia thotë se 65-vjeçari është arrestuar, pasi për të ka pasur informacion se mbante armë zjarri.

Në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat