Një ngjarje e rendë ka ndodhur në fshatin Krahës në Bashkine Memaliaj.
Një 67-vjeçar humbi jetën teksa u shtyp nga furgoni i cili ka qenë në pronësi të birit të vet.
Mjeti tip FORD u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës, por kishte harruar të ngrinte frenat e dorës pasi vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.
Në këto momente furgoni ka vazhduar rrugën pa shofer brenda ndërkohë që drejtuesi ka tentuar për ta ndaluar.
Për pasojë shoferit iu thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjeç, ish arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në pension.
Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në Spital me frakturë në gjymtyrë.
“Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë, në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qenë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka lëvizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.” – njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.