Beqir Arifaj humbi betejën me COVID/ Basha: Do të kujtohet nga ne miqtë e betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike

Shqipëria

Beqir Arifaj humbi betejën me COVID/ Basha: Do të kujtohet nga ne miqtë e betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:33
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryearit të bashkisë Pukë, Beqir Arifaj. Ai u nda nga jeta pas infektimit me koronavirus.

Në mesazhin e tij, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen, Basha shkruan se “Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike.”

Mesazhi i plotë

Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat