Po përcillte djalin në shkollë, plagoset një person në Lezhë, ja emrat

Shqipëria

Po përcillte djalin në shkollë, plagoset një person në Lezhë, ja emrat

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin  e sotëm në qytetin e Lezhës. Sipas policisë në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, Gjin Gjini, ka plagosur me armë zjarri  në këmbë Hil Gjini.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre.

Ky i fundit është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Top Channel mëson se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së të plagosurit, teksa ky i fundit përcillte djalin për në shkollë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat