Raporti i FMN, Teliti: Ndihma e dhënë nga qeveria për ekonominë, 25 herë më pak se buxheti i shtetit

Shqipëria

Raporti i FMN, Teliti: Ndihma e dhënë nga qeveria për ekonominë, 25 herë më pak se buxheti i shtetit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Dorjan Teliti

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar ditën e djeshme raportin për Shqipërinë, ku thekson se ndihma e shtetit për qytetarët apo bizneset që u goditën nga pandemia  është më e ulëta në Ballkan.

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti në një intervistë për Ora News në lidhje me këtë çështje hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk u tregua e përgjegjshme për të marrë masat e duhura për ekonominë në muajt më të vështirë.

Dorian Teliti: FMN në raportin e djeshëm konstatoi shqetësimin që kanë shqiptarët dhe opozita, ndihma minimaliste e qeverisë e dhënë nga qeveria Rama në mbështetje për shëndetësinë, ekonominë, për shtresat në nevojë. Ajo që u konstatua dhe nga FMN është Shqipëria renditet e fundit në rajon për ndihmën  e dhënë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe konsumatorëve.  Në muajt më të vështirë të viteve të fundit qeveria nuk i doli për zot qytetarëve. Një qeveri e përgjegjshme do të ishte e gatshme dhe do të merrte masat e duhura për ekonominë.  Kemi 3 deri në 4 herë më pak mbështetje krahasuar me ndihmën që kanë dhënë qeveritë e vendeve të rajonit në mbështetje të ekonomisë.

Teliti tha se qeveria nuk ka mungesë parash por mungesë vullneti politik për të ndihmuar ekonominë.

Dorian Teliti: Qeveria para ka në buxhetin e shtetit sepse shqiptarët po i paguajnë një më një taksat. Buxheti aktual i 2020 është 4.6 miliard euro. Ndihma që dha qeveria nga paratë e taksapaguesve ishte në masën 101-102 milionë euro pra 25 herë më pak. Kosova që ka sa gjysma e buxhetit tonë  mori masa 2 deri 3 herë më të larta. Ka para për inceneratorët, për koncencionet, për shpenzimet e luksit dhe rikonstruksione, kur vjen puna për të ndihmuar biznesin, turizmin,  qeveria nuk ka para. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë vullnet politik për të ndihmuar ekonominë në ditët më të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat