PD shton akuzat: Xhaçka, mbi 100 mln lekë fluturime me helikopter

Shqipëria

PD shton akuzat: Xhaçka, mbi 100 mln lekë fluturime me helikopter

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Olta Xhaçka dhe Albana Vokshi

Partia Demokratike ka publikuar disa pretendime që sipas saj provojnë abuzimin e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka me detyrën, duke përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Sipas PD, datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e Partisë Socialiste dhe koncertet në Dibër, ku ministrja Xhaçka si drejtuese politike e këtij qarku ka marrë pjesë.

“Në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, Llogaria në Facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë.

Në 10 tetor, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste. Vajtje-ardhjet e saj në Dibër, vetëm për 2 muaj, kushtojnë mbi 100 milionë lekë”, deklaroi sot Albana Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat