Rudina Hajdari: Yuri Kim po ndjek karrierën time! Dua të kandidoj në veri të Shqipërisë

Shqipëria

Rudina Hajdari: Yuri Kim po ndjek karrierën time! Dua të kandidoj në veri të Shqipërisë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Yuri Kim dhe Rudina Hajdari

Në një intervistë për Report Tv, deputetja Rudina Hajdari prerazi u ka thënë jo koalicioneve me partitë e mëdha të cilat ajo i quan të vjetra pasi shton se ata po tkurren.

“Kemi filluar zyrtarizimin e nismën thurje. Sa i përket firmave besoj se në ditët në vijim do shikoni që do udhëtojmë qytet më qytet për të mbledhur firma. Përfaqësuesit e ndryshëm të qarqeve të ndryshme për të mbledhur forma.

Mendoj se e para kam dëshirë tu therras parti të vjetra dhe jo të mëdha. Janë të vjetra sepse po tkurren nga mënyra sesi votuesit po votojnë. Zgjedhjet kanë evidentuar se numri i votuesve po ulet. Mos tu duket çudi që këto gfjëra të ndryshojnë.

Mos e paragjykoni këtë nismë të re politike sepse është e rëndësishme të kuptojmë se nëse arrohet fryma e duhur ne  shikojmë se do ecim përpra shumë”, tha ajo.

Hajdari ka folur dhe për marrëdhëniet me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke thënë se ajo nuk ka ndikuar por thjesht vëzhgon ashtu siç bën me të gjitha partitë. Por shton se nuk mund të fshehë faktin se ka  marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Ndërkaq ka shtuar se ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj  gjendjes politike në Shqipëri. Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.

Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore”, tha Hajdari!

Hajdari u shpreh se dëshira e saj është që të kandidojë në një nga qarqet e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat