Infektohet me Covid-19 epidemiologu Ilir Alihmeti, si është gjendja e tij shëndetësore

Shqipëria

Infektohet me Covid-19 epidemiologu Ilir Alihmeti, si është gjendja e tij shëndetësore

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Endri Xhafo

Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as epidemiologu Ilir Alihmehmeti. Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC, ai zbuloi se është prekur dhe është karantinuar në banesë. Ai tha se nuk asimptomatik, por ka simptoma të lehta.

Gazetari Endri Xhafo: Shumë faleminderit. Nëse jemi me Covid I bie të jeni totalisht asimptomatik duke pasur parasysh energjinë me të cilën përballuat bisedën

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti: Totalisht nuk jam më besoni. Por jam lehtë.

Gazetari Endri Xhafo: Shumë faleminderit, ta kaloni sa më lehtë.

Ai tha se aleanca ku është pjesë Shqipëria, COVAX, nuk ka ende kontratë me Fizerin apo Modernan të cilat janë një hap para kompanive të tjera. Rikthimin në normalitet, Alimehmeti thekson se është herët për ta parashikuar, ndërsa shtoi se shpresat janë që të ulet numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat