Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të NATO-s/ Cakaj: Mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese

Shqipëria

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të NATO-s/ Cakaj: Mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual dyditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në takim, u trajtuan çështjet kryesore me të cilat përballet aktualisht siguria transatlantike, si përforcimet ushtarake të Rusisë, përqasja ndaj Kinës, ecuria e misionit të NATO-s në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre në Detin e Zi.

“Sapo përfundoi edhe dita e dytë e mbledhjes virtuale të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s. Biseduam veçanërisht për sfidat e marrëdhënieve me Kinën dhe situatën e sigurisë në Detin e Zi. Kjo mbledhje dyditore e Ministrave të Jashtëm të NATO-s ishte jashtëzakonisht e vyer edhe për t’i dhënë një mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe forcimit të unitetit të brendshëm brenda Aleancës – NATO 2030”, u shpreh Cakaj në një reagim, sa i përket pjesëmarrjes së tij në këtë takim.

Në përfundim Cakaj shprehu krenari për kontributin dhe frymën bashkëpunuese të Shqipërisë, që prej anëtarësimit të saj në NATO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat