Juristët mirëpresin ndryshimet e propozuara në Kodin Penal

Shqipëria

Juristët mirëpresin ndryshimet e propozuara në Kodin Penal

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Elis Bilali

Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta ndër vite në Kodin Penal, domosdoshmëria për të adresuar disa fenomene negative në shoqërinë shqiptare krijuan nevojën për të rishikuar në tërësi dokumentin bazë të drejtësisë.

Propozimet më të fundit të ministrisë së drejtësisë, juristët i konsiderojnë si një domosdoshmëri për të patur një kod të unifikuar penal që prej vitesh ka munguar.

“Ky Kod Penal tashmë është ndërtuar me dispozita që kanë të reflektuara në të praktikat e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.“

Juristi Elis Bilali, thotë për Ora News se ndryshimet e reja pritet të ndikojnë pozitivisht si në vendimmarrjen e gjykatës, por dhe në punën e përditshme të avokatëve.

Për Bilalin, pavarësisht ndryshimeve të kryera, sërish do ketë nevojë për ndërhyrje të tjera për të përmirësuar sistemin, dhe paracaktimin e marzhit të dënimeve.

“Do të jetë puna e përditshme e sistemit gjyqësor që do të konstatojnë nëse ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”

Ndryshimet në kodi kane prekur shumë kategori të veprave penale, e kërkuar kjo me herët kryesisht nga avokatët por të sugjeruara edhe nga prokurorët. Disa nga ndryshimet më të rëndësishme janë lehtësimi për vepra penale si prostitucioni dhe mbajtja e sasisë së vogël të kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat