Pezullohet lundrimi në Vlorë, pritet përkeqësim i motit

Shqipëria

Pezullohet lundrimi në Vlorë, pritet përkeqësim i motit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Vlorë

Autoriteti potual ka njoftuar pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe të peshkimit në Vlorë. Ata theksojnë se duke u bazuar në parashikimet për kushtet e motit të 24 orët e ardhshme është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashte saj do të jene si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores; era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.

Përmiresimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në daten 07.12.2020 mbas orës 02:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, sqarohet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat