Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 15°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 08°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat