Protestat për Klodian Rashën, Hajdari: S’e pranoni revoltën e tyre sepse i bie të pranoni dështimin tuaj

Shqipëria

Protestat për Klodian Rashën, Hajdari: S’e pranoni revoltën e tyre sepse i bie të pranoni dështimin tuaj

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:01
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka dënuar qëndrimin e qeverisë për protestat e ndodhura pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic në orët e para të 8 dhjetorit.

Ajo theksoi se të rinjtë në këtë vend janë të revoltuar për mënyrën se si trajtohen dhe se nuk kanë asnjë mundësi që të ecin përpara.

Ajo ka thënë se është shumë e sigurt që drejtësia do të vijë.

“Kam shpenzuar kohë nëpër protesta dhe kam folur me të rinjtë. Pasiguria e tyre pambrojtja që u bëhet të rinjve është në një pikë e vështirë që shteti shqiptar nuk është në mbrojte të këtyre të rinjve. Ata të rinj që dolën në shesh ishin të revoltuar dhe janë të revoltuar. Qeveria i quan të rinjtë haplabakë, rrugecër, kokëpalarë, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend. Janë ata të cilët u kërkojnë votën këtyre të rinjve e për ti çuar këto lekë në koncesione. Si mos të revoltohen kur nuk kanë asnjë mundësi për tu punësuar e për të marrë një rrogë të thjeshtë. Si mos të revoltohet që prindërit nuk u blejnë dot libra, nuk i çojnë dot nëpër shkolla të mira,  kur nuk ka asnjë perspektivë përpara, asnjë shans të eci përpara, kur këtu mbizotëron paraja. Kur shikon njerëz në parlament që juve prej 30 vitesh hani darka të shtrenjta, keni shtëpi nëpër kodrina, nuk e zbatoni ligjin, e shkelini sa herë ju duhet ndërkohë të rinjtë shqiptarë nuk e kanë këtë shans, atyre u thyhet kockat nga arroganca juaj që qëndron pas policit. Juve nuk e pranoni revoltën e tyre sepse i bie të pranoni dështimin tuaj. poltikantë janë shndërruar në njerëzit më të urryer në këtë vend. duke i kthyer ata thjesht në emigrantë duke ëndërruar për tu bërë trafikantë drogë që të ecin përpara, ky është realiteti që qëndron në Shqipëri. Jam shumë e sigurt që drejtësia do të vijë”, tha Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat