Ngritja e “Kushtetueses”, Soreca apel KED: Të finalizohet pa vonesa lista për Metën

Shqipëria

Ngritja e “Kushtetueses”, Soreca apel KED: Të finalizohet pa vonesa lista për Metën

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Luigi Soreca

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i bën thirrje KED të finalizojë pa vonesa listat për Presidentin për të zgjedhur anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese që do ta bëjë funksionale.

Soreca thekson se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese tashë është brenda mundësive. Madje ai kujton se funksionaliteti i kësaj Gjykate është hap kryesor i kompletimit të kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE që sjell fillimin e negociatave.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Sot Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjitha institucioneve

Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat