Covid-19/ Basha me studentët e Mjekësisë: Si mund të flasësh për Spitale Rajonale duke patur vetëm shtretër?

Shqipëria

Covid-19/ Basha me studentët e Mjekësisë: Si mund të flasësh për Spitale Rajonale duke patur vetëm shtretër?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me studentët të Mjekësisë, ku në qendër të fokusit ka qenë pandemia Covid-19 dhe masat e marra nga qeveria.

Basha i tha studentëve që, shpresat te kjo qeveri kanë mbaruar dhe të gjitha shpresat janë tek ata.

“Kemi kërkuar rimbursim të ilaçeve të pacientëve të prekur. Sot ky problem është thelluar edhe më shumë. Kemi një vendim të vonuar të qeverisë dhe një burokraci se si bëhen këto rimbursime.

Spitalet janë të paplotësuara. Nuk kemi mjekë dhe infermierë. Si mund të flasësh për Spitale Rajonale duke patur vetëm shtretër. Duhet të kesh pajisje. Më është thënë që nuk kemi pajisje mbrojtëse. Nuk janjë marrë masa as për të mbrojtur mjeklët dhe infemierët.

Mirë muaji i parë na kapi të papërgatitur. Por muaji i dytë, i tretë. Në vend që të sigurojnë mbrojtjen e mjekëve, e kanë mendjen te tenderat. Mungesa e lekëve, mungesa e personelit të trajnuar, mungesa e pajisjeve bazë“, tha ndër të tjera Basha.

Sipas liderit të opozitës, praktika e studentëve të plotësonte mungesën e stafit mjekësor në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat