Kryemadhi uron Krishtlindjen me mesazhin e veçantë

Shqipëria

Kryemadhi uron Krishtlindjen me mesazhin e veçantë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Kryemadhi uron Krishtlindjen me mesazhin e veçantë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me anë të një mesazhi në Facebook u ka uruar Krishtlindjen besimtarëve të krishterë.

"Çfarë Krishtlindjesh: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMISË qe nuk don me na lanë me e shiju ftesen e Ëngjejve".
 

Mesazhi i plotë i Kryemadhit:

“Çfarë Krishtlindjesh! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpell të ftoftë, të varfër dhe aspak komode.

Çfarë Krishtlindjesh: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMISË qe nuk don me na lanë me e shiju ftesen e Ëngjejve –

MOS KINI FRIKË.

Uroj që përtej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë duke ju mbush të gjitha hapësirat e zemrës tuaj me praninë e Atij që ka ardhë për me i dhënë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijue në ne.

Për shumë mot Krishtlindje me zemer të mirë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat