Ngjalli terror në Korçë/ Bie në pranga 19-vjeçari, e kishte hedhur automatikun në një depozitë uji për t’i shpëtuar policisë

Shqipëria

Ngjalli terror në Korçë/ Bie në pranga 19-vjeçari, e kishte hedhur automatikun në një depozitë uji për t’i shpëtuar policisë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:19

Ka përfunduar aventura e 19-vjeçarit me inicialet E.S., që qëlloi sot me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 17 të Korçës.

“Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji”, bën me dije Policia.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Qëlloi në ajër me armë zjarri, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 17, Korçë.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 17, Korçë, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 19 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat