Yuri Kim dhe Soreca vlerësojnë emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Yuri Kim dhe Soreca vlerësojnë emërimin e anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:11
Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Pas emërimit të Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

“Faleminderit Presidenti Meta për dekretimin e gjyqtarit të 7 të Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e sotme. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, BE-së dhe kërkesës së njerëzve – Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë që Kushtetuesja të jetë funksionale para datës 31 dhjetor.

Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri.

Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së”, shkroi Kim në Twitter.

Edhe Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, shkruan se e përgëzon Presidentin Ilir Meta dhe KED-në për këtë vendim: “Sot, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7 të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat