Qëllohet me armë ndaj banesës në Llakatund të Vlorës, arrestohet autori

Shqipëria

Qëllohet me armë ndaj banesës në Llakatund të Vlorës, arrestohet autori

Më: 3 janar 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Llakatund të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se një person ka qëlluar në drejtim të një banese.

Gjithçka mësohet se ka nisur pa një konflikti të ndodhur më herët.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa personi që ka qëlluar është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Bashkë me personin që qëlloi, në komisariat është shoqëruar edhe pronari i banesës që ishte objektiv i sulmit me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat