Lajmi që Rama po shet Det ka marr dhenë!

Shqipëria

Lajmi që Rama po shet Det ka marr dhenë!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 4 janar 2021 Në ora: 16:42
Edi Rama

Me paralajmërimin se Greqia përball Shqipërisë nga 6 në 12.000 milje po zgjerohet në Detin Jon, ka alarmuar shumë qarqe botërore.

Disa janë shqetësuar dhe kanë filluar të pyesin, si është e mundur që shqiptarët të pajtohen me akte të tilla imponimi.

Por shqiptarët zemërthyer e kanë drejtuar gishtin drejt kryeministrit të tyre Rama, duke bërë me dije se ai është personi që po shet Det.

Pjesa dërmuese e shqiptarëve kishin menduar, duke drejtuar gishtin drejt Ramës, dikush do të merret me këtë çështje dhe do t´i dal në ndihmë Shqipërisë.

Misione të ndryshme shtetërore nga e gjithë bota kanë mësyrë kryeministrinë duke tentuar që sa më parë të kontaktojnë kryeministrin Rama, jo ta kundërshtojnë në vendimin e tij, por të interesohen për çmimin e Detit.

Më të zëshmit për këtë çështje ishin sheikët nga Arabia Saudite, të cilët edhe paraqitën planet e tyre për blerjen e Detit.

Ata thanë se nëse ia arrijnë qëllimit ta blejnë Detin nga Rama, do ta ngrisin një ishull artificial, siç kanë vepruar njejt në vendin e tyre. Parajsën e planifikuar, do ta ndërtonin krejt pranë Shqipërisë.

Në pjesën më të lartë të ishullit do ta ngrisim xhaminë më të madhe që mund të ekzistoi në botë, gjithsesi më të madhe se atë që janë duke e ndërtuar në Prishtinë.

 Pastaj nuk do të mungojnë as qendrat tregtare,  hotelet luksoze dhe plazhe pa mbarim për gjatë tërë ishullit. Ne do të presim turist nga mbarë bota, deklaruan sheikët.

 Po ashtu kemi planifikuar thanë ata, që pjesën e ishullit ta lidhim me Greqinë, Shqipërinë, Italinë dhe Turqinë.

Prioritet do t´u jipet turistëve që të kenë mundësi sa ma mirë, sa më shpejt dhe më me komoditet ta frekuentojnë ishullin tonë.

Sheikët nga Arabia Saudite po ashtu premtuan se nëse bëhen pronar të Detit shqiptar, gradualisht do t´i zgjerojnë investimet edhe në vendet përreth e sidomos në Shqipëri, kurse kryeministrit Rama i premtuan: dhurata të majme, përpos çmimit special. Me rëndësi gjithashtu i thanë se do ta mbajnë në pushtet përjetësisht.

Reagime për plane te tilla paraqiti Greqia nga frika se shtetet arabe do ta shtrinin ndikimin këtu, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën nacionale greke. Grekët pyetën se nga dhe si arritën arabët të dëgjojnë dhe interesohen të blejnë Det nga Rama.

Sheikët të entuziazmuar pohuan se, më lirë që do të blejnë Det prej shqiptarëve, nuk arrijnë dot prej askujt.

Ne e përcollëm, u arsyetuan sheikët, deklaratën e Ministrit të Jashtm grek Dendias i cili thoshte se kryeministri Rama, vetë e kishte konfirmuar se shtrirja e Greqisë në 12. 000 milje në Detin Jon, është e drejtë e patjetërsueshme e tyre. Me këtë ne e kuptuam se Rama ka filluar të shet Det.

Nga një plan i tillë Saudit u befasua Turqia. Ne jemi më afër Shqipërisë gjeografikisht, jemi po ashtu vlla i popullit shqiptar dhe nëse Rama shet Det atëherë do ta blejmë ne, e askush tjetër.

Me këtë kundërshtim të turqëve është llogaritur, sepse ata pretendojnë kthim të sërishëm në Ballkan, po një reagim i tillë do t´ia ngris çmimin edhe më shumë Detit.

Në ditët në vijim shfaqën interesim po ashtu, Serbia dhe Rusia. Qëllimi i tyre nuk dihej, po edhe ata shfaqin pretendime në zgjerim.

Rama i entuziazmuar nga planet e tilla, premtoi se do t´i shqyrtoi të gjitha ofertat me qetësi, para se të marr një vendim të prerë. Mbi të gjitha, lekët do të pikin nga qielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat