Përgjimet e kryetarit të PS Dibër: O mik e kam sjellë listën nga TR, na duhen disa të holla pz…

Shqipëria

Përgjimet e kryetarit të PS Dibër: O mik e kam sjellë listën nga TR, na duhen disa të holla pz…

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:15
Ilustrim

Në datën 9 shtator 2016 prokuroria ka përgjuar një sms, ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Miklit dhe një personi të pa identifikuar.

Gjatë komunikimit, ky person i paidentifikuar i ka dërguar  SMS Afrimit, ku i thotë: “O mik e kam sjellë atë listën e TR më duhen disa të holla pz…” dhe Afrimi i përgjigjet me SMS :“Prit mos ik”.

Ndërsa në 10 shtator 2016 është zhvilluar një bisedë ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe personit të paidentifikuar.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit se është në Zall Reç dhe Xhelal Mziu don me sjell rreth 100 persona nga Tirana.

Gjithashtu personi i thotë Afrimit se jemi munduar t’i bllokojnë dhe afër 60 vetë i kemi bllokuar, ku 30 vetë i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marrë për ne, por sipas tij problemi është se është rritur çmimi këtej pasi edhe atyre iu kanë bërë presion.

Afrimi në bisedë e sipër e pyet “...ke nevojë për ndonjë gjë…” dhe personi i përgjigjet “…ndihmë është me pas noj shtesë që t’i këpusim këtu në derë kur të vijnë…”.

Afrimi e pyet: “Sa përshembull…?” dhe personi i përgjigjet: “po të paktën tre…”.

Afrimi i thotë: Mirë,mirë” dhe personi tjetër i thotë: “…diskutoje dhe po ashtu më merr prapë…”.

Po në datën 10 shtator ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe një personi të pa identifikuar, gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:

“…isha duke takuar disa persona dhe më bllokuan rrugën në të dy krahët këto të PD -së dhe u detyrova të futem në shtëpi…”.

Personi i thotë gjithashtu Afrimit” “kisha listat me këto që iu kishim dhënë lekët dhe na i bënin publike…”.

Po në datën 10 shtator 2016 ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli, dhe një personi të pa identifikuar, nga fshati Qafë Murrë zhvillohet kjo bisedë me përmbajtjen e mëposhtme:

Gjatë bisedës, Afrimi e pyet bashkëbiseduesin: “A do na ndihmosh sivjet…”?

Personi i përgjigjet: “Se edhe vjet ju ndihmova po nuk më dhatë as lekë as punë…”.

Afrimi i thotë:“Ke të drejtë po kështu na erdhën punët po tani kemi shumë në dorë…”.

Afrimi e pyet: “Si e ke ndarë mendjen sivjet…?”

Personi i përgjigjet: “Po më premtove për punë e për …”.

Afrimi i thotë: “Të ulemi ta pimë një kafe pra…?”

Personi i përgjigjet: “S’ka nevojë të pimë kafe se unë si të them po, po”.

Afrimi i thotë: “Lëshoi ato dhe për çfarëdo mbështetje unë të qëndroj…”

Personi i thotë:“Dakord”.

Po në të njëjtën datë Afrim Mikli, bisedon me një person tjetër të paidentifikuar, ku bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:“Kam nja pesë vetë që votojnë në qytet”

Afrimi i përgjigjet: “Silli poshtë se jam në Muhurr…”.

Personi e pyet: “Se kush i paguan...?

Afrimi përgjigjet: “Bjeri poshtë...”.

Personi e pyet: “Lekët të vij t’i marr sonte apo ku do…?

Afrimi i përgjigjet: “Ku ta kesh qejf…”.

Personi e pyet: “Mos ke noj tollonë naftë se nesër do iki pasi të votoj në mëngjes herët…”.

Afrimi në mesazhet në vijim i thotë: “Hajde te AMC -ja…”.

Personi e pyet:“Çfarë do u japim këtyre që kanë ardh prej Tirane…?

Afrimi e pyet: “Sa vetë janë…?”

Personi i përgjigjet:”Është Halil Hoxha.”

Afrimi i thotë: “Po mor po…”.

Personi i thotë Afrimit:“Sa tu jap? Se i dhashë 60,000 lekë. A mjaft janë …?”

Afrimi përgjigjet:“Pak janë po hajt a votoi…?”

Personi i përgjigjet: “Po po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat