Basha nga Shkodra: Nuk është koha për politikë. Qeveria të marrë masa urgjente

Shqipëria

Basha nga Shkodra: Nuk është koha për politikë. Qeveria të marrë masa urgjente

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:27
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër, duke theksuar se situata sa vjen dhe përkeqësohet.

Ai kërkon nga shteti që të merren masa urgjente për situatën, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.

“Situata po precipiton me shpejtësi”- thotë Basha, duke shtuar se nuk është koha për politikë.

BASHA: Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës. Situata po përkeqësohet nga ora në orë. Gjithë ultësirën. Situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera, si pandemia. Shqipëria po vuan situatë krizash. Që po na kushtojnë edhe dëme të mëdha, dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por s’mund të mohohet që gjendja të jetë më e mirëmenaxhuar. Kjo është detyra e shtetit, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiaken e Shkodrës. Situata po vjen duke u përkeqësuar. Duhet transparencë për atë që po ndodh.

Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore. Në ëktë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet bërë shumë më shumë për të menaxhuar situatën, se sa çfarë është deklaruar. Do vijoj të qëndroj pranë Shkodrës, për të parë si mund të japim kontributin tonë. Unë dhe PD do kontribuojmë. Do gjendemi pranë banorëve për të parë se çfarë është bërë, çfarë mund të bëhet. Jemi një popull dhe do të ndihmojmë.

Është e gjithë ultësira perëndimore, dhe detyra kryesore e qeverisë është të menaxhojë më mirë situatën, nuk është koha për politikë, por mund të menaxhohet më mirë, mund të ishin parandaluar disa dëme. Situata po precipiton me shpejtësi. Qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat. PD do bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët. Përfaqësuesit tanë ndodhen në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat