“Nuk votojmë më”, banorët e Lurës prej ditësh në terr

Shqipëria

“Nuk votojmë më”, banorët e Lurës prej ditësh në terr

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshati Krej të Lurës prej disa ditësh janë në terr.

“Me qiri me gjeneratorë, me çfarë të mundemi, ç’të bëjmë. Kemi një javë.”

Të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes theksojnë se s’do të marrin pjesë në votime.

“Lura më mirë me dalë jashtë krejt, as mos votojmë.”

Banorët thonë për AbcNews se po përpiqen privatisht të rikthejnë energjinë.

“Kemi 10 ditë pa drita. S’ka as elektricist në Lurë. Edhe shtyllat po i bëjmë privatisht. Ishte makina ime që bënte shtylla për shtetin po I bëjmë vetë. Jemi në mëshirë të fatit nuk është interesuar askush për banorët e Lurës. A jetojnë a i ka marrë dallga.”

Ky nuk është liqen por një livadh në fshatin Krej që është përmbytur nga përroi që ndryshoi rrjedhën prej reshjeve të dendura të shiut.

Kjo fushë e pushtuar nga uji është rreth 2 km. Drejtuesit e furgonëve që transportojnë banorët drejt kryeqytetit mëngjesin e së martës nuk kanë dalë dot as në punë pasi mjetet e tyre janë bllokuar nga uji.

“Është hera e parë që kanë mbetur dy furgona në ujë se këtu ka gropa thithëse. Kjo është punë e bashkisë që të sillte fadroma. Po të kishin ardh fadromat s’do ishte më liqen këtu.”

Edhe disa nga rrugët që përdorin banorët e Lurës për të shkuar në Dibër dhe Rrëshen janë të bllokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat