Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK mbyll hetimet: Tre fëmijë të mitur panë gjithçka

Shqipëria

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK mbyll hetimet: Tre fëmijë të mitur panë gjithçka

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:12
Arjan Ndoja

Struktura e Posaçme Antikorupsion ka mbyllur disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në dosje përcaktohet nga prokuroria edhe objektivi i atentatit, të cilët janë pikërisht Arjan Ndoj, Andi Maloku që mbeti i vrarë si edhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

SPAK thekson në dosje se ngjarja ka patur dëshmitarë dhe ata janë tre të mitur që kanë qëlluar aty në momentin e të shtënave duke parë gjithçka.

Mësohet se Redjan Rraja, i akuzuar dhe arrestuar për këtë ngjarje kishte gënjyer më parë familjarët e tij se do të shkonte në Holandë dhe ata nuk e dinin që gjendej në Shqipëri.

Atentati ndodhi më datë 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës ku ndaj makinës së prokurorit i derdhën breshëri plumbash. Nga të shtënat mbeti i vdekur Andi Maloku, i cili shërbente si shofer i prokurorit Ndoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat