“Eksperimenti ka mbaruar”- Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: E vetmja parti me vizion

Shqipëria

“Eksperimenti ka mbaruar”- Tjetër rrjedhje nga LSI, Gledion Rehovica i bashkohet PS: E vetmja parti me vizion

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:30
Gledion Rehovica

Ish deputeti i LSI-së për Beratin, Gledion Rehovica, ka deklaruar se është tërhequr nga LSI dhe se i është bashkuar Partisë Socialiste.

Me një deklaratë për mediat, ai shprehet se ky vendim iu “imponua nga sjellja politike e LSI”.

Sipas tij, “eksperimenti LSI” ka mbaruar dhe se është kthyer “një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”.

Ai shton se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja.

 “Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje.Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.

Ndërkohë, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, nga LSI u larguan edhe ish ministri i drejtësisë, Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat