Ironia e gazetarit: Zgjedhje me votim elektronik si në Ugandë, ku ditën e votimeve nuk pati internet

Shqipëria

Ironia e gazetarit: Zgjedhje me votim elektronik si në Ugandë, ku ditën e votimeve nuk pati internet

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Gazetari Mentor Kikia duke ironizuar zgjedhjet në Ugandë, ku edhe pse pati vrasje të protestuesve, bllokim të internetit ditën e zgjedhjeve edhe pse  votimi ishte elektronik, jo pa ironi shkruan më tej se: Demokracia është duke u përhapur në çdo cep të globit dhe ka ca kohë që vjen vërdallë edhe këtej nga Ballkani.’

‘Demokracia në zgjerim…

Presidenti i Ugandës fitoi zgjedhjet, duke mbetur në pushtet tashmë edhe pas 3 dekadash. KQZ tha se  procesi zgjedhor ishte i qetë, i lirë dhe i drejtë. Kishte di sa parregullsi të vogla, si:

Presidenti urdhëroi bllokimin e facebookut dhe ditën e zgjedhjeve nuk kishte internet është pse votimi ishte elektronik.

Para zgjedhjeve kishte disa protesta ku u vranë dhjetra njerëz. 46 vetëm në një protestë në nëntor.

Ndërsa udhëheqësi i opozitës, një njeri i paedukuar, ishte arrestuar se kishte thyer masat anticovid.

KQZ tha se këto parregullsi të vogla nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Demokracia është duke u përhapur në çdo cep të globit.

Ka ca kohë që vjen vërdallë edhe ktej nga Ballkani.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat