Basha mesazh urimi kreut të ri të CDU: Presim të vijojmë punën së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Basha mesazh urimi kreut të ri të CDU: Presim të vijojmë punën së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE

Më: 16 janar 2021 Në ora: 18:59
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet në zgjedhjen e tij si kreu i ri i CDU-së në Gjermani.

Në një mesazh urimi, Basha shprehet se pret që  të vijojë  punën për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat