Vota e 25 Prillit/ Murati: PD vjen në pushtet vetëm me LSI. Ja çfarë na tregoi sondazhi i 2017-ës

Shqipëria

Vota e 25 Prillit/ Murati: PD vjen në pushtet vetëm me LSI. Ja çfarë na tregoi sondazhi i 2017-ës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:11
Erl Murati

Erl Murati, gazetar dhe analist, i ftuar në Ora News, komentoi sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme në RTV Ora.

Sipas tij, përveç problemit që edhe pas 8 vjetësh në opozitë rënditet sërish gati 10% pas PS-së, PD nuk mund të vijë në pushtet pa LSI-në.

Erl Murati: Përveç se shoh këtë problem, në kampin e PD sidomos, e cila e ka lidhur mundësinë për të ardhur në pushtet vetëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe nuk ka arritur të ngrihet. Të paktën të barazohet me Partinë Socialiste.

Murati u ndal edhe tek sondazhi i zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, të zhvilluar po nga RTV Ora, teksa u shpreh se, 3 muaj para zgjedhjeve elektorati është ende i pavendosur dhe fluid dhe fushata elektorale dhe afrimi i datës së zgjedhjeve i ndryshon shifrat e partive politike.

Erl Murati: Në zgjedhjet e vitit 2017, Ora bënte sondazhe të përjavshme. Dhe 4 javë përpara të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, opozita e bashkuar ishte 5% mbi PS-në. Dhe në sondazhin një javë para zgjedhjeve sondazhi ishte i vërtetë sepse PS ishte 3% mbi opozitën e bashkuar. Çfarë dua të them? Tre muaj, para zgjedhjeve, sigurisht që i besojmë por do thoja se emocioni ose vota e një pjese të madhe të elektoratit, të paktën ashtu siç na i ka treguar sondazhi i vitit 2017, është ende i pavendosur. Pra është fluid. Kjo ka të bëjë me shumë faktorë. Një nga faktorët kryesorë për mua është fushata elektorale, të cilën, për të qenë të sinqertë, PS di ti bëjë më mirë, është më prezente në terren, propagandën e ka mët ë fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat