Sistemi ngrohës i institucioneve arsimore do të kalojë në sitë, nga 2000 godina, vetëm 185 të regjistruara

Shqipëria

Sistemi ngrohës i institucioneve arsimore do të kalojë në sitë, nga 2000 godina, vetëm 185 të regjistruara

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:27
Ilustrim

Drejtori i shkollës jo publike ku u helmuan 6 nxënës dhe inxhinieri teknik i saj janë akuzuar për shpërdorim detyre pas helimit të 6 nxënësve si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ndërkohë Institucioni Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaroi se do të nisin kontrollet në të gjitha shkollat e vendit, përfshirë edhe ato që nuk janë të regjistruara në këtë institucion. Nga 2000 godina shkollore, vetëm në periudhen nëntor-dhjetor 2020 janë kontrolluar 185 që figurojnë në sistemin e ISHTI.

Policia e Tiranës dhe grupi hetimor i ngritur nga komisariati nr 3 kanë referuar në prokurori materialet për shpërdorim detyre dhe ndaj drejtorit të shkollës “Albanian Collage Qatar”  dhe inxhinierin e shkollës që ka bërë veprimet dhe punën për depozitat e gazit.

 Ky i fundit akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegse dhe radioaktive.

Nisur nga aksidenti në shkollën jo publike ku u helmuan 6 nxënës si pasojë e rrjedhdjes së gazit nga sistemi ngrohës, ISHTI do të kryejë kontrolle në thë gjitha shkollat e vendit për sistemin ngrohës dhe sigurinë e tyre.

 Në kompetencat e Instituti Shtetëror Teknike Industrial janë të gjitha ato institucione që kanë një sistem ngrohje me pajisje nën presion, ku përfshihen të gjitha llojet e kaldajave.

 Fillimisht duhet të jetë pronari i pajisjes ngrohëse ai që kërkon regjistrimin e sistemit nga ISHTI dhe pas kryerjes së kolaudimit, instirucioni futeët në kalendartin e kontrolleve periodike.

 Në rastin e shkollës jo publike në kryeqytet, ISHTI deklaroi se ajo nuk ishte e regjistruar, kontrollet në instritucionet e paregjistruara kryhen vetëm kur kanë një indicje.

 Pas ngjarjes u raportua se në një prej depozitave të gazit ishte e tejmbushur, ndërkohë specialistët thonë se çdo depozitë nuk duhet të mbushet më shumë se 80% e kapacitet të saj, në mënyrë që të ketë siguri.

Në të gjithë vendin gjatë  muajit nëntor deri në dhjetor në 2020 janë kontrolluar 185 shkolla, ndërkohë  në shqiëpri janë mbi 2000 godina shkollore. Jo të gjitha kanë kaldajën si sistem ngrohje, por  kryesisht në zonat urbane përdoret ky sistem.

Të mërkurën 6 nxënës  përfunduan në spitale si pasojë e toksikimit nga rrjedhja e gazit në sistemin ngrohës të shkollës, fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat