Shi dhe borë gjatë natës, ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Shqipëria

Shi dhe borë gjatë natës, ja si paraqitet situata në qarkun e Korçës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:07
Korçë

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intesitet mesatar, dhe  në mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm.

Aktualisht nuk ka reshje.

Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14, në orët e para të mëngjesit lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir ose goma dimërore.

Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, të Mollasit, bashkia Kolonjë.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe në këtë fider.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat