Trafik droge e vjedhje: 5 të arrestuar në Lezhë

Shqipëria

Trafik droge e vjedhje: 5 të arrestuar në Lezhë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:09
Foto Ilustrim

Pesë qytetarë janë vënë në pranga në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.

Është arrestuar edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, policia në Lezhë ka kapur dhe ndaluar Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për vepren penale “Dhunë në familje”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-K.P.,18 vjeç,banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi.

-K.N.,31 vjeç,banues në Kurbin ,pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat