Futën mallra kontrabandë nga Rinasi, “detyrim paraqitje” për 9 të arestuarit

Shqipëria

Futën mallra kontrabandë nga Rinasi, “detyrim paraqitje” për 9 të arestuarit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:59
Rinas

U është dhënë masa “detyrim paraqitje” 9 personave të cilët u kapën me kontrabandë mallrash në Rinas.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar këtë masën për Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi, Baftjar Kazia, Theodhor Naçi, Muhamet Liçaj dhe Edlira Saliaj.

Nëntë personat u arrestuan në operacionin e koduar “Rinas Ekspres”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacioneve të grumbulluara u bë e mundur që tregtarët e sipërpërmendur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportuar mallra kontrabandë.

Ata e kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të konsiderueshme veshmbathjesh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transportonin mallrat kontrabandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat