Koronavirusi i merr jetën pedagogut të Akademisë së FA-së, Xhaçka: Trishtim, përgatiti breza të tërë ushtarakësh

Shqipëria

Koronavirusi i merr jetën pedagogut të Akademisë së FA-së, Xhaçka: Trishtim, përgatiti breza të tërë ushtarakësh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:42
Agim Sulaj dhe Olta Xhaçka

Koronavirusi i ka marrë jetën pedagogut të Akademisë së Forcave të Armatosura Agim Sulaj.

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në facebook, ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Xhaçka: Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat