Papunësia shqetësimi kryesor i qytetarëve, Manjani: Duhet krijuar klimë për punësim

Shqipëria

Papunësia shqetësimi kryesor i qytetarëve, Manjani: Duhet krijuar klimë për punësim

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:56
Ylli Manjani

Për ish-ministrin Ylli Manjani fakti që mbi 61% e shqiptarëve sipas sondazhit të MRB, kanë si çështje aktuale më të rëndësishme papunësinë, tregon se deri puna nuk është adresuar siç duhet. Z. Manjani duke folur për Euronews Albania tha se këtë shqetësim nuk e shprehin vetëm ata që janë aktualisht pa punë, por edhe ata që nuk u pëlqen puna ku janë sot apo që nuk ndihen të sigurt në vendin e punës.

“Qartësisht ka një problem që lidhet me të gjithë konceptin e punës dhe punësimit në Shqipëri. Për fat të keq kemi një shoqëri që i bazon të ardhurat te rroga, ka shumë pak sipërmarrës. Situatë është përkeqësuar nga COVId-19 dhe politikat e gabuara”, tha ai.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se partitë në 30 vite jo vetëm që nuk i dhanë dot fund kulturës së ndërtuar nga regjimi socialist ku të gjithë shkojnë në punë për të siguruar të ardhura, por edhe e ushqyen më shumë këtë duke “premtuar vende pune”.

Madje ai e cilësoi këtë edhe si gënjeshtrën më të madhe, pasi sipas tij nuk janë partitë politike që të fusin në punë. Sipas Manjanit ka ardhur koha që politikat të ndërkohe mbi shqetësimin e qytetarëve.

“Politikat nuk ndërtohet mbi bazën e shqetësimeve të njerëzve por mbi bazën e shqetësimeve të vetë politikanëve që duan të sundojnë dhe vjedhin. Duhet të krijojmë një klimë për punësim që është një gjë më shumë se sa ulja e taksave. Shumica e degëve dhe shkollave që bën në Shqipëri nuk i njeh kush, arsimimi i duhur i brezit të ri është një rrugë për punësim. Ende nuk kam dëgjuar një koncept politik për të orientuar shoqërinë drejtë punës”, përfundoi z. Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat