Rrëshqitja e gurëve bllokon rrugën Peshkopi-Kukës, mungesë energjie në disa zona të Dibrës

Shqipëria

Rrëshqitja e gurëve bllokon rrugën Peshkopi-Kukës, mungesë energjie në disa zona të Dibrës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:51
Foto

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkun e Dibrës.

Raportohen disa rreshqitje rrugësh dhe  bllokim i rrugës Peshkopi-Kukës.

Në vendin e quajtur Shumak ka rreshqitur rruga dhe janë të izoluar 20 fshatra,njësia Sllove dhe Kalaja e Dodës.

Probleme ka edhe me furnizimin me energji elektrike. Raportohet se disa zona janë pa energji prej mbrëmjes së të hënës, 25 janar.

Në lartësine mbi 600 m mbi nivelin e detit ka reshje bore.

Në  hidrocentralin e Ulzes shkarkohen 500 m3 ujë në sek, e njëjta gjë është dhe në Shkopet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat