Qytetari gjendet i vdekur në rrugë, ja çfarë thotë Policia e Korçës

Shqipëria

Qytetari gjendet i vdekur në rrugë, ja çfarë thotë Policia e Korçës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:48
Korçë

Një 64-vjeçar është gjendur i pajetë në rrugë, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, viktima është shtetasi Petrika Kovaçi.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat