Falsifikonin formularët covid-19 në pranga dhe një 18 vjeçar

Shqipëria

Falsifikonin formularët covid-19 në pranga dhe një 18 vjeçar

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:52
Ilustrim

Pandemia solli dhe lulëzimin e falsifikimit të dokumenteve.  Sidomos të falsifikimit të formularëve të testeve të „covid-19” dhe garancitë e destinacionit të vendit pritës për udhëtarë të ndryshëm në vendet e BE-së e kryesisht në Gjermani.

Ky shërbim ofrohej kundrejt 600 eurove.

Në kuadër të operacionit „Shtegtimi” sot në pranga ra një 18 vjeçar i identifikuar me inicialet O.Gj pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

„Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës„ informoi sot policia e Tiranës.

Ndërkohë më 27 janar 2021, u arrestuan nga Krimi Ekonomik Tiranë të 4 pronarëve të agjensive të udhëtimit.

Të arrestuar janë Ergys Vejseli, 34 vjeç, Gentiana Konini, 44 vjeçe, Klotida Çela, 32 vjeçe dhe Petrit Cara, 37 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat