‘E premtja më e zezë e Covid-19’/ Berisha: Menaxhim katastrofal nga xhahili i Surrelit dhe puthadorët e tij

Shqipëria

‘E premtja më e zezë e Covid-19’/ Berisha: Menaxhim katastrofal nga xhahili i Surrelit dhe puthadorët e tij

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:32
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur rekordin e ditës së sotme, si e premtja më e zezë në historinë e pandemisë së Covid-19.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka dënuar menaxhimin e pandemisë nga Rama dhe puthadorët e tij, ndrikull Hajnia, ishkunata, militantja etj., ku ka theksuar se ecuria e pandemisë është në rrjedhje të lirë.

Sipas Berishës, gjatë vitit 2020 vdiqën më shumë se në vitin 2019 dhe më shumë se në mesataren e viteve 2015-2019, 6026 qytetarë nga covid dhe shkaqe të tjera.

Postimi i plotë

Kjo ishte e premtja me e zeze ne historine e pandemise se covid19!

Kjo e premte numeron 901 raste te reja me Covid19 dhe 11 viktima.

Miq, ecuria e pandemise tek ne eshte ne rrjedhje te lire. Ne Shqiperi gjate vitit 2020 vdiqen me shume se ne vitin 2019 dhe me shume se ne mesataren e viteve 2015-2019, 6026 qytetare nga covid dhe shkaqe te tjera.

Kjo shifer tregon menaxhimin katastrofal te pandemise nga xhahili i Surrelit dhe puthadoret e tij ndrikull Hajnia, ishkunata, militantja etj.

Ky rekord i zi i sotem paralajmeron drame te madhe njerezore dhe komberare nga pandemia covid19 ne Shqiperi para se gjithash nga keqmenaxhimi i saj, fallsifikimet, mashtrimet vjedhjet dhe korrupsioni nga kupola e drejtimit te saj dhe sistemi shendetesor i falimentuar!

Duke u shprehur ngushellime familjeve te viktimave dhe uruar sherim te semureve, denoj qendrimin te papergjegjshem xhahil te Edvin Hajdutit dhe suites se tij ne trajtimin e kesaj pandemie qe ka marre mijra jete!

Ketu me poshte keni kroniken e sotme zyrtare te te premtes me te zeze ne historine e pandemise se covid19 ne Shqiperi. Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat