Rrebesh e reshje dëbore, ja parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Rrebesh e reshje dëbore, ja parashikimi i motit për sot

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë prezent në vend dhe për ditën e sotme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme nis me mot të kthjellët dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit.

Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat